Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me OSBE, më datë 6 dhjetor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Trafikimi i qenieve njerëzore, personave të rritur e të mitur. Kuadri ligjor ndërkombëtar i zbatueshëm, jurisprudenca e GJEDNJ. Kuadri ligjor kombëtar dhe format e kryerjes së veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore. Praktika gjyqësore e njësuar e KPGJL. Pozicioni procedural i viktimave të trafikimit gjatë hetimeve, të drejtat procedurale, mbështetja dhe trajtimi gjatë gjykimit të çështjeve”, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Sandër Simoni dhe Doloreza Musabelliu
Lehtësues: Eliora Elezi
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Trafikimi i qenieve njerëzore, detyrimi pozitiv i shtetit për evidentimin e të gjitha formave të tij. Interpretimi homogjen i GJEDNJ mbi detyrimet e shtetit në mbrojtjen e viktimave nëpërmjet parandalimit. Format e trafikimit të qenieve njerëzore sipas legjislacionit tonë procedural. Interpretimi njësues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i formave të trafikimit nga këndvështrimi në veçanti i viktimës së pazotë për tu mbrojtur dhe detyrimi i të miturve për të lypur.
Mënyra proaktive për evidentimin e rasteve të trafikimit si trafikimi për qëllim të shfrytëzimit seksual, migracionit apo shfrytëzimit në punë. Roli i strukturave të specializuara të policisë gjyqësore dhe veprimet hetimore të prokurorit. Identifikimi i personave të trafikuar, metodat dhe indikatorët. Intervistimi i viktimave të trafikimit. Pozicioni procedural i viktimave të trafikimit gjatë hetimeve, të drejtat procedurale,
Teknikat speciale të hetimit për ndjekjen me efektivitet të rasteve të trafikimit. Mekanizmat e identifikimit të formave të fshehta të trafikimit për qëllim të shfrytëzimit seksual, migracionit klandestin, shfrytëzimit në punë, lypjes së detyruar. Teknikat më të përdorshme e efikase në praktikën hetimore të procedimeve mbi trafikimet. Hetimi proaktiv dhe zbulimi i Trafikimit te Personave nëpërmjet teknologjisë. Çështjet ligjore në lidhje me trafikimin e personave në këndvështrim të analizës së praktikave gjyqësore të brendshme.
Gjykimi i veprave penale të trafikimit. Pozicioni procedural i viktimave të trafikimit, të drejtat procedurale, mbështetja dhe trajtimi gjatë gjykimit të çështjeve.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
Quizi i trajnimit:
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/6-dhjetor/